Mbahet gara e diturisë në Skenderaj

30 qershor 2019 | 14:31

Në katër qendra të Komunës së Skenderajt është realizuar gara e diturisë në nivel komunal.

Në këtë garë kanë marrë pjesë rreth 500 nxënës nga të gjitha shkollat fillore, të mesme të ulëta dhe të mesme të larta të kësaj komune.

Drejtoria Komunale e Arsimit ka bërë organizimin e këtyre garave dhe është kujdesur që procesi i garimit të jetë korrekt.

Drejtori i kësaj drejtorie, Bekim Latifi, e ka përcjellë nga afër procesin e garimit të nxënësve. Ai në emër të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i ka përshëndetur dhe falënderuar nxënësit, administruesit, kujdestarët e nxënësve garues për mbarëvajtjen e kësaj gare nacionale të diturisë, si dhe ka kërkuar nga nxënësit që të jenë më këmbëngulës në kërkim të dijes.

Qëllimi i kësaj gare diturie është që, nëpërmjet këtij vlerësimi të zbulohen talentët dhe të investohet në talentin e tyre, orientimi i nxënësve në profesionin e dëshiruar si dhe garimi ndërmjet moshatarëve.

Fituesit e gjeneratës për secilën lëndë do të garojnë në nivelin republikan.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në brigjet e liqenit në Mirushë të Komunës së Malishevës,…