Gashi, afër Grasshoppersit

30 qershor 2019 | 14:53

Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi ka tre muaj që ka mbetur futbollist i lirë, pasi ka ndërprerë kontratën me skuadrën amerikane Colorado Rapids.

Gashi duket pranë rikthimit në futbollin zviceran më saktësisht tek ish-skuadra e tij Grasshoppers. Skuadra më e trofeshme zvicerane ka rënë në Challange League dhe synon ta ndërtojë një ekip cilësore për tu rikthyer në elitën e futbollit zviceran.

Sipas medieve zvicerane marrëveshja mes palëve është afër dhe Gashi pritet të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare. Gashi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Baselin, Zurichun, Xamaxin, Aaraun, Bellizonën dhe Schaffhausenin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje arrijnë…