Ky është slogani i ri i AAK-së

30 qershor 2019 | 16:49

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka përfunduar punimet e Kuvendit të Punës.

Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve të Kuvendit, diskutuan për ndryshimet në statutin e partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformën e zhvillimit ekonomik, të cilat u votuan me shumicë votash nga 602 delegatët në Kuvend.

Kuvendi miratoi konkluzat dhe rekomandimet si dhe sloganin e partisë, që ishte propozim i kryetarit Ramush Haradinaj, “Ne guxojmë me krijue”.

Kuvendi ka qenë pjesë e agjendës së rregullt të punës të AAK-së dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të partisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti spanjoll Maverick Vinales me Yamaha fitoi sot garën e…