Trumpi konfirmon tërheqjen nga sanksionet e reja kundër Kinës

30 qershor 2019 | 16:56

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se bisedimet për tregti me liderin e Kinës, Xi Jinping, kanë shkuar “më mirë se që është pritur” dhe premtoi një pauzë për vendosjen e sanksioneve të reja për të lejuar vazhdimin e negociatave.

“Nuk e kam me nguti, por gjërat po duhen shumë mirë”, ka shkruar Trumpi në llogarinë e vet në “Twitter”, pas takimit në samitin G20 në Osaka.

Trumpi më herët e kishte quajtur takimin “të shkëlqyer” dhe ka thënë se janë sërish në vijë.

“Do t’i vazhdojmë negociatat”, kishte thënë ai.

Në postimin e tij, Trumpi ka thënë se Kina është pajtuar të blejë “produkte bujqësore nga fermerët tanë të shkëlqyeshëm”.

Ministria e Jashtme e Kinës ka cituar liderin Xi, duke i thënë presidentit Trump se ka shpresuar që kompanitë kineze do të trajtohen mirë.

“Kina është e gatshëm për të vazhduar negociatat me SHBA-në, por negociatat duhet të jenë të barabarta dhe të shfaqin respekt të dyanshëm.

Presidenti Trump për një kohë të gjatë është ankuar lidhur me praktikat tregtare të Kinës dhe administrata amerikane po kërkon ndryshime nga Kina, sa i përket vjedhjes së pronës intelektuale amerikane dhe eliminimin e barrierave, që firmat amerikane dhe kompanitë e tjera të huaja, përballen në tregun e Kinës.

Pekini ka thënë se Uashingtoni po bën kërkesa të paarsyeshme dhe se duhet të bëjë konsensione.

Trumpi ka ofruar konsesion për kompaninë Huaëei, për të cilën më herët kishte deklaruar se është shumë e afërt me Qeverinë e Kinës dhe paraqet rrezik kombëtar. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka përfunduar punimet…