Murati: Pozita dhe opozita duhet të arrijnë një konsensus për bisedimet me Serbinë

30 qershor 2019 | 17:27

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka deklaruar se pozita dhe opozita duhet të arrijnë një konsensus për bisedimet me Serbinë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se partitë politike duhet t’i lënë mënjanë interesat elektorale dhe të kuptojnë se në çfarë momenti historik po kalon vendi.

“Pozita dhe opozita duhet të ulen bashkërisht në një tryezë politike për të arritur një konsensus për bisedimet. Ato duhet ta lënë mënjanë përpjekjen që çdo gjë ta shohin nën prizmin e përfitimeve elektorale dhe të kuptojnë se në çfarë momenti historik po kalojmë”, ka thënë Murati.

Sipas tij, problemet e subjekteve politike në raport me bisedimet me Serbinë nuk janë kushtetuese e ligjore, por politike. “Më duhet të theksoj se problemet themelore në raport me qasjen e partive tona me bisedimet nuk janë kushtetuese dhe ligjore, por politike. Ato në vend se të punojnë ngushtë për arritjen e një konsensusi politik për dialogun, po punojnë që të minojnë çfarëdo mundësie për bashkëpunim si dhe nga ky minim i bashkëpunimit dhe i bisedimeve të përfitojnë politikisht në planin afatshkurtër. Problemet janë politike sepse edhe problemet me Serbinë duhet të zgjidhen politikisht, pa kufizimet kushtetuese”, është shprehur Murati.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë shifra të tjera…