Edi Rama me këtë fotografi iu falëndërohet votuesve

01 korrik 2019 | 10:51

Dje në Shqipëri janë mbajtur zgjedhjet lokale.

Në 61 bashki qytetarët kanë votuar për kryetarët e bashkive të tyre, megjithëse këto zgjedhje u mbajtën pa partitë kryesore opozitare në vend.

Në 31 nga 61 bashkitë, Partia Socialiste ka qenë pa asnjë kundërkandidat, ndërsa në 30 të tjerat kanë garuar kandidatë të pavarur apo kandidatë të partive të vogla.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja në votime në të gjithë Shqipërinë ishte 21.6 për qind.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përmes një fotografie në llogarinë e vet në “Facebook”, ka falënderuar votuesit.

“Faleminderit”, ka shkruar ai teksa ka vendosur edhe një zemër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri vlerëson si hap jashtëzakonisht të…