Meta: Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile

01 korrik 2019 | 11:40

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale ka thënë se Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile.

“Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama. Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se sa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kishte.

“Tani me duhet të ‘shpik’ një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të ‘Heroit të votave socialiste’”, ka shkruar Meta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka publikuar të…