Ka ndërruar jetë ish-presidenti i Malit të Zi
01 korrik 2019
| 11:58
Ka ndërruar jetë ish-presidenti i Malit të Zi, Momir Bullatoviç.
Momir Bullatoviç, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në moshën 63 vjeçare.
Ai ka qenë president i Malit të Zi në vitet 1990-1998.
Po ashtu Bullatoviç ka qenë president i Qeverisë Federale të Jugosllavisë nga viti 1998 deri në vitin 2000.
Mediat malazeze shkruajnë se Bullatoviç ka vdekur nga një sulm në zemër.