![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/07/leka.jpg)
Ndërron jetë Ragip Mulaku, komandant ‘Leka’
01 korrik 2019
| 12:13
Pas një mundje të rëndë ka ndërruar jetë Ragip Mulaku, i njohur si komandat “Leka”.
Ai ishte veteran dhe invalid, i cili ka shërbyer në brigadën 121, batalioni i parë “Ymer Alushani”. Po ashtu ai ka punuar në administratën komunale të Drenasit.
Homazhet e të ndjerit bëhen sot prej orës 17:00 në shkollën fillore “7 Marsi” në Kishnarek, ndërsa varrimi bëhet në ora 18:00 në varrezat e fshatit Komoran 3.
Ragip Millaku ka lindur më 22 shkurt të vitit 1961.