Qeveria mbron qytetarët në veri, hap pikat shitëse në bashkëpunim me bizneset

01 korrik 2019 | 14:49

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit në Kosovë dhe pas konsultave me të gjitha institucionet përkatëse, qeveria ka organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në veriun e vendit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se simulimi i katastrofës humanitare nga ana e Serbisë, është një tjetër përpjekje e dështuar për destabilizim.

Sipas tij, ky aksion i qeverisë për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Qeveria e Kosovës mbron qytetarët në veri, duke hapur pikat shitëse në bashkëpunim me bizneset kosovare.
Simulimi i katastrofës humanitare nga ana e Serbisë, është një tjetër përpjekje e dështuar për destabilizim. Pas demaskimit të këtij skenari, të paralajmëruar kohë më parë, Qeveria e vendit, mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për gjithë qytetarët e saj, pa dallim!
Në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucionet përkatëse, kemi organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në veriun e vendit. Ky aksion, i kordinuar dhe planifikuar, ka për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane.
Sot, edhe njëherë u kemi dhënë përgjigjen institucionale, të gjitha veprimeve të orketstruara nga Serbia, përgjigje e cila vulosë sovranitetin e vendit, solidaritetin qytetarë, përgjegjësinë dhe kujdesin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ansë qytetarë i Kosovës nuk do të jetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë të jashtëm. Kosova është shtet që ne e ndajmë bashkë si shoqëri!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
12 besimtarë Shejhë dhe Dervishë nga Gjakova, të dielen kanë…