![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/07/prestreshi.jpg)
Prestreshi paralajmëron masa ndaj komunës së Prishtinës për kioske
01 korrik 2019
| 15:49
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, ka thënë se pas marrjes së informacionit se Komuna e Prishtinës ka vendosur specifikacione anti-konkurruese për kioskat e kryeqytetit, AKK-ja do të marrë masa.
“Sapo u informova nga departamenti i hetimeve në kuadër të AKK-së se është pranuar një ankesa nga disa persona kundër Komunës së Prishtinës, me pretendime që komuna paska vendosur specifikacione anti-konkurruese për kioskat e kryeqytetit. Kam caktuar grupin punues për këtë rast dhe sipas dispozitave të ligjit për mbrojtjën e konkurrencës, AKK do të veprojë”, ka thënë Prestreshi.