Thaçi: Kosova duhet ta respektojë vullnetin e shqiptarëve të Luginës

01 korrik 2019 | 20:19

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Kosova, të zgjedhurit e popullit tonë, duhet ta respektojnë vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të shprehur me referendumin e vitit 1992 dhe me luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sipas vullnetit të tyre të lirë për vetëpërcaktim, janë legjitime dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Jetësimi i këtyre kërkesave e ndihmon stabilitetin afatgjatë dhe kontribuon në vendosjen e paqes në rajonin tonë, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se si president i vendit i ka mbështetur vazhdimisht kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Sot i kam dërguar Kuvendit edhe një draft-rezolutë, ku përtej dallimeve politike apo çfarëdo qofshin ato, kam kërkuar që këto kërkesa të mbështeten dhe të miratohen edhe prej të zgjedhurve të popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arrihet marrëveshja, treshja e Vëllaznimit nga Gjakova i bashkohet Dukagjinit.…