Zidane, Perezit: E dua Pogban

02 korrik 2019 | 13:09

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, kërkon ta kthejë skuadrën “Galaktike”. Spanjollët dështuan totalisht në sezonin që lamë pas dhe francezi nuk dëshiron që skuadra e tij të çalojë.

Ai ka kërkuar një takim me presidentin Florentino Perezin dhe ia ka bërë të qartë kërkesën e tij: “Dua Paul Pogbanë!’ Një diskutim që zbulohet nga emisioni “El Chiringuito”, një ndër mediet afër klubit spanjoll. Zidane shpreson që Unitedi të pranojë të ulet në bisedime dhe të përfshijë në operacion dhe ndonjë futbollist që nuk e do në “Bernabeu”.

Emri i Garetb Bale lakohet më së shumti, por pëlqehet edhe nga drejtuesit e Unitedit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, ka…