UNMIK-u dhuron katër kompjuterë dhe dy laptopë për NjKDNj-në në Kamenicë

02 korrik 2019 | 14:00

Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NjKDNj), Nazmije Demolli-Kastrati, ka pranuar donacionin nga përfaqësuesit e UNMIK-ut.

Përfaqësuesit e UNMIK-ut, Xhavit Fejza, dhe Nevzad Qorrolli, kanë dorëzuar donacion katër kompjuterë dhe dy laptopë për Zyrën e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës. Ata kanë përgëzuar koordinatoren Demolli-Kastrati për punën që është duke bërë. Ndërsa koordinatorja e NjKDNj-së, Nazmije Demolli-Kastrati, ka falënderuar përfaqësuesit e UNMIK-ut për donacionin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kamenicën.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt në kuadër të projekteve infrastrukturore ka bërë…