Komuna e Prishtinës dhe BE-ja koordinohen  për aktivitetin “Dita pa vetura”  

02 korrik 2019 | 14:02

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka pritur në takim Annette Fath Lihiq, këshilltare ekzekutive e përfaqësueses speciale të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në këtë takim është diskutuar rreth mundësisë së bashkëpunimit dhe mbështetjes se konferencës njëjavore “Java e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë/Kosovo Sustainable Development Week” që do të mbahet në shtator.

Në kuadër të aktiviteteve të kësaj ngjarje, do të organizohet në kryeqytet edhe “Dita pa vetura”.

Nënkryetari Nushi është pajtuar të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtja e aktiviteteve, e në veçanti “Dita pa vetura”, gjatë të cilës do të ndalohet qarkullimi me vetura në disa pjesë të Prishtinës dhe do të organizohen aktivitete kulturore.

Komuna e Prishtinës është e përkushtuar që ta rritë vetëdijen për rëndësinë e mjedisit të pastër dhe të zhvillojë dhe implementojë politikat për mbrojtje të mjedisit ku jetojmë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Dugagjin Gashi ka vendosur për të ardhmen e tij.…