Shkencëtarët tregojnë fajtorin e të nxehtit në Evropë

02 korrik 2019 | 16:21

Ndryshimi klimatik i shkaktuar nga njeriu, mund të jetë shkaktar i valës së të nxehtit që ka përfshirë Evropën, gjatë javës së kaluar.

Temperaturat, në disa pjesë të Francës, u ngritën në 45.9 gradë Celsius, më shumë se ndonjëherë në histori, kanë thënë shkencëtarët.

“Ndryshimet klimatike nuk janë më rritje abstrakte e temperaturave në nivel botëror, por tashmë ju mund ta ndjeni valën e të nxehtit sapo dilni jashtë”, ka thënë Geert Jan van Oldenborgh, hulumtues në Institutin Mbretëror holandez të meteorologjisë.

“Hulumtimet tregojnë se një valë e njëjtë e vapës, po të ndodhte një shekull më parë, do të ishte rreth 4 gradë Celsius më e ftohtë sesa kjo e fundit”, është thënë në raportin e një grupi shkencëtarësh.

Shkencëtarët kanë thënë se ngrohja e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar kryesisht nga emetimet industriale të dioksidit të karbonit nga lëndët djegëse, do t’i bëjë më të shpeshta këto temperatura ekstreme, por edhe stuhitë, thatësirat dhe përmbytjet.

Organizata Botërore Meteorologjike ka bërë me dije se viti 2019 ishte në rrugë e sipër për të qenë ndër vitet më të nxehta në botë. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“KOSST-i është ndër adresat e rëndësishme energjetike të Kosovës, jo…