Delegacioni i FIFA-s viziton FFK-në

02 korrik 2019 | 17:16

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur një delegacion të FIFA-s të sistemit TMS, në përbërje Silvia Costa Salva, Dana Butticker dhe Bernard Ëeber, të cilët kanë ardhur në Kosovë për vizitë pune.

Arsyeja e ardhjes së këtij delegacioni është shkëmbimi i informacioneve rreth  regjistrimit të futbollistëve në sistemet FIFA Connect dhe FIFA TMS, si dhe mënyra e përfitimit nga  “Claims Training Compensation”.

Kryetari i FFK-së iu dëshiroj mirëseardhje delegacionit nga FIFA dhe gjatë bisedës i informoj ata me rrjedhën e punës dhe organizimin e FFK-së, regjistrimin e lojtarëve dhe klubeve, si dhe për punën e mirë që është bërë deri më tash në këto dy sisteme nga ekipi i FFK-së. Ndërkaq, anëtarët e delegacionit të FIFA-s e inkurajoj FFK-në për punën e deritashme në këto dy sisteme, teksa u shprehën të gatshëm për mbështetje.

Ndërkohë, të mërkurën, delegacioni i FIFA-s, do të mbajë një seminar me administratorët e FFK-së dhe administratorët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë,  ku do t’i informojnë ata më hollësisht për sistemin TMS dhe do t’i japin më shumë informacione se si duhet vepruar për të përfituar kompensimin e nevojshëm klubet nga transferimet e futbollistëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kevin Prince Boateng është larguar edhe zyrtarisht nga Barcelona, pas…