Basha thotë se raporti i ODIHR-it rrëzoi zgjedhjet në Shqipëri

02 korrik 2019 | 17:53

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka vlerësuar se raporti i ODIHR-it ka zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, të cilat janë bojkotuar nga opozita.

Basha në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë të vet-vjedhura nga Partia Socialiste (PS).

“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura. Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi. Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”, ka shkruar Basha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar Policinë e Shtetit…