Arrestohen dy persona nën dyshimin e veprës penale ‘mashtrim’

03 korrik 2019 | 08:28

Hetuesit policorë të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë (NJRHKEK), posa kanë pranuar të dhëna, menjëherë kanë filluar hetime nën dyshimin se persona të dyshuar po shesin ,”teste” që u parashtrohen studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së.

Më 28.06.2019 policia ka siguruar Urdhëresën nga Gjykata Themelore Prishtinë për masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit  ‘simulimi i një vepre të korrupsionit’, pasi dyshohej se persona të dyshuar janë duke konsumuar veprën penale  ‘mashtrim’ , nga neni 323 i KPRK-së.

“Datë 2 korrik 2019, në realizim të masave të fshehta të hetimit dhe në zbatim të planit hetimor policor, rreth orës 16:35, policia në flagrancë e ka arrestuar një të dyshuar i cili posa kishte pranuar 100 euro në këmbim të ofrimit të ‘testit’, tek i njëjti janë gjetur parat që janë përdorur si stimulim i veprës penale, po ashtu policia ka arrestuar edhe personin e dytë pasi dyshohet se që të dy vepronin së bashku.

Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarve u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, u ka bërë thirrje institucioneve…