Brenda 24 orëve në Mitrovicë konfiskohen dy armë

03 korrik 2019 | 12:14

Në 24 orët e fundit, në dy raste të ndara, njësitet policore në Mitrovicë kanë konfiskuar dy armë.

“Rasti i parë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në orët e pasdites në Mitrovicë, ku si rezultat i bastisjes në shtëpinë e një të dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, është thënë në njoftimin e policisë.

Sipas këtij njoftimi, rasti i dytë i konfiskimit të një pistolete është realizuar në orët e mbrëmjes, ku gjatë kontrollit të detajuar të një veture është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Policia ka njoftuar se armët e konfiskuara do të procedohen në raste si prova materiale, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Komunës së Prishtinës, njëherësh kryetari i PSD-së, Shpend…