Thompson iu qëndron besnik Warriorsave

03 korrik 2019 | 13:37

Ndryshe nga Kevin Duranti që u largua për të luajtur me Brooklyn Netsin, basketbollisti Klay Thompson ka vendosur të qëndrojë te Golden State Warriorsi.

“Snajperi” ka rinovuar kontratën me nën-kampionët e NBA-së. Thompsoni ka nënshkruar një kontratë të re, pesëvjeçare me Warriorsin, nga e cila do të përfitojë 190 milionë dollarë. Gjithsesi, rikthimi në fushë i Thompsonit do të ndodhë në vitin 2020.

Basketbollisti është i dëmtuar dhe nuk pritet të luajë para shkurtit të vitit të ardhshëm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian (KE) ka refuzuar kërkesën e Holandës për rikthimin…