Tahiri: Kosova është anëtare e besueshme e BE-së në luftën kundër terrorizmit

03 korrik 2019 | 14:22

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur të mekurën në takim një delegacion të ekspertëve të Bashkimit Evropian, të cilët janë duke qëndruar në vizitë në Kosovë për të diskutuar veprimet e Kosovës në zbatimin Planit të përbashkët kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor.

Tahiri ka njoftuar delegacionin për ndryshimet ligjore, nisur nga ndryshimi i Kodit të ri Penal si dhe Kodit të ri të Procedurës Penale, që tashmë parasheh edhe gjykimin në mungesë dhe zgjatjen e hetimit për veprat e tilla, dhe që do të ndihmojnë Kosovën në luftim më efikas të këtyre dukurive.

Këto ndryshime ligjore, sipas Tahirit, kanë mundësuar edhe krijimin e Departamentit special në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe në Gjykatën e Apelit, që do të trajtojnë lëndët e Prokurorisë Speciale, duke dëshmuar përkushtimin dhe vendosmërinë e institucioneve për luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Duke qenë anëtarë të Aleancës Globale Kundër ISIS-it, institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë të vendosura në përmbushjen e obligimeve të saja”, ka thënë ministri Tahiri, duke shtuar se do të punohet që emri i Republikës së Kosovës të mos ndërlidhet në asnjë formë me luftën që po zhvillohet në Siri.

Ndërsa, delegacioni nga Bashkimi Evropian ka përgëzuar ministrin Tahiri për guximin e treguar në aksionin për kthimin e qytetarëve nga zona e konfliktit, rezultatet e arritura në përgjithësi në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të saj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka theksuar se procesi…