Kryeministri takon ambasadorin britanik, flasin për sundimin e ligjit
03 korrik 2019
| 16:13
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për angazhimet e Qeverisë për sundimin e rendit dhe ligjit në tërë vendin.
“Në vazhdën e takimeve të rregullta me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, diskutuam për zhvillimet aktuale politike, veçanërisht për angazhimin e Qeverisë për sundim të rendit e ligjit në tërë vendin, duke u kujdesur njëkohësisht për mirëqenien e qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/