Për gjashtë muaj mbi 2 milionë turistë hyjnë në Shqipëri

03 korrik 2019 | 17:42

Sipas statistikave, në gjashtëmujorin e fundit janë regjistruar 2.13 milionë qytetarë nga e gjithë bota kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë, ose 11.3 për qind më shumë krahasuar me vitin 2018.

Nga kjo shifër janë deklaruar se 817 009 persona, 40 për qind më tepër se në vitin 2019, të cilët janë turistë të huaj, nga vende të ndryshme të botës.

Muaji që ka shënuar rritje ishte ai i qershorit, ku është regjistruar 630 334 të huaj, të ardhur në Republikën e Shqipërisë, ose 27 për qind më tepër krahasuar me muajin qershor, të vitit 2018.

Nga kjo shifër 57 për qind e tyre janë deklaruar turistë dhe në krahasim me muajin qershor, të vitit 2018 ka pasur një rritje me 44 për qind./TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Shkodrës ka sekuestruar këtë të mërkurë 300 kilogramë…