Nëse largohet nga Real Madrid, ky do të jetë klubi i ri i Bale

04 korrik 2019 | 11:58

Gareth Bale mund të largohet nga Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Gareth Bale nuk e ka të sigurt qëndrimin në Real Madrid për sezonin e ri.

Ylli uellsian së shpejti do të takohet me trajnerin Zinedine Zidane për të mësuar nëse figuron në planet e tij për edicionin e ardhshëm në Santiago Bernabeu.

Në ndërkohë, mediet angleze kanë raportuar se Manchester United është favorit për transferimin e tij në rast se Bale ndahet përfundimisht nga “Los Blancos”.

Bale tashmë disa sezone spekulohet me largim nga Real Madrid edhe për shkak të raportit të tensionuar me tifozët e klubit të madh spanjoll. /Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me mijëra përdorues të “Facebook”, “Instagram” dhe “Whatsapp” e kanë…