Nisin homazhet në nderim të veprimtarit Gani Sylaj (Foto)

04 korrik 2019 | 16:17

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Gani Sylaj janë duke mbajtur homazhe në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë për të nderuar veprën e tij.

Në mesin e shumë qytetarëve që kishin ardhur për të nderuar veprën e Sylajt, u panë zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, ministra të Qeverisë së Kosovës dhe deputetë të partive të ndryshme.Ndërkaq, pritët që të jenë të pranishëm dhe krerët institucional të Kosovës.

Pas mbajtjes së homazheve, nën përkujdesjen e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të mbahet dhe një akademi përkujtimore për veprimtarin Gani Sylaj./KosovaPress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka nënshkruar të enjten Udhëzimin…