Haradinaj feston 4 Korrikun me ushtarët amerikanë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bashkuar për të festuar bashkë me ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel.
Ai ka thënë se ushtarët amerikanë i japin kuptim paqes e lirisë.
“Nuk ka mënyrë më madhështore se të bashkohesh për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kampin Bondsteel, për të festuar mes marinsave, grave dhe burrave amerikanë, që kujdesen për lirinë tonë në partneritet me strukturën tonë të sigurisë, dhe që janë në shërbim të mbrojtjes së paqes anë e mbanë botës”.
“Kosova dhe Amerika ndajnë vlerat e përbashkëta, duke nderuar të gjithë ata që janë flijuar për ta ngritur ShBA-në, si vendi i idealeve të lirisë dhe demokracisë, për të gjithë. Besnikë të këtyre idealeve, të cilave iu prinë Amerika në botë, sot festojmë edhe ne, krah për krah me miqtë tanë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
/Epoka e re/