Filluan punimet në rrugën Bibaj – Driton Islami në Ferizaj

05 korrik 2019 | 13:40

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka marrë pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Bibaj (Kyçja R6) – Driton Islami (N2) Ferizaj.

Ministri Lekaj ka pohuar se është i përkushtuar që të investojë në Ferizaj dhe komunat tjera, sepse ato janë baza e zhvillimit të vendit dhe këto projekte mundësojnë lëvizje më të lirë të mallrave dhe njerëzve, duke ndihmuar zhvillim të bizneseve, nëpërmjet lidhjes me autostradë.

Ai ka shtuar se edhe ky projekt i sotëm është dëshmi e vendosmërisë së dhe diaksterit që ai drejton që Ferizaj të marrë pamje tjetër sa i përket infrastrukturës rrugore.

Ky projekt është financim i MIT-së me vlerë prej 1 milion e 325 mijë euro, ka gjatësi prej 2.2 kilometra.

Në kuadër të saj, do të asfaltohen edhe shtatë rrugica tjera që lidhen me këtë rrugë. Krahas rrugës, do të punohet edhe në kanalizimin përgjatë këtij aksi rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes investimeve…