Humbje e turpshme nga vashat e Kosovës

05 korrik 2019 | 16:49

Basketbollistet e Kosovës U-18 (F) kanë zhvilluar ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore. Vashat e Kosovës kanë pësuar nga super fuqia evropiane e basketbollit, Sllovenia, me rezultat 12:97. Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës, derisa të shtunën do të luajnë ndaj Estonisë.

Vashat e Kosovës përkundër se janë më të reja në moshë se kundërshtaret dhe më me pak përvojë e gjatësi, kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, derisa tani po përqendrohen për ndeshjen e ardhshme. Synimi i Kosovës nga fillimi ishte një fitore në grup, duke i përqendruar forcat te ndeshja me Norvegjinë, që zhvillohet të martën.

Dy Përfaqësueset e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi i tretë dhe i katërt do të luajnë për pozitat 9-16, kurse vendi i pestë dhe i gjashtë në grupe do të luftojnë për pozitat 17-23.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Problemet e biznesit anëtar Hidroregjioni Jugor me Administratën Tatimore të…