Filluan punimet e rrugëve në dy lagjet e fshatit Banjë

05 korrik 2019 | 16:54

Të premten në fillimin e punimeve të rrugëve të reja, në dy lagjet e fshatit Banjë, lagjen Elshani dhe Shurdhaj të Komunës së Malishevës, nga afër punimet i ka inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Rrugët janë në gjatësi prej 670 metra dhe do të ndikojnë në lidhjet e lagjeve me rrugën kryesore si dhe do të ndihmojnë banorët në qarkullimin më të shpejt në punët e përditshme. “Ju t’i gëzoni bashkë me fëmijët tuaj këto rrugë, që padyshim do t’u ndihmojnë në kryerjen e punëve dhe lëvizjes më të sigurt për juve. Këto rrugë krijojnë edhe standarde më të mira për jetë, për zhvillim dhe mirëqenie”, ka thënë Berisha.

Ai ka njoftuar se planifikimet komunale në infrastrukturën rrugore për vitin 2019, po realizohen sipas dinamikës së paraparë të projekteve. “Përveç infrastrukturës rrugore, rrugët në shumë fshatra edhe po bëhen me ndriçim publik i cili do të vazhdojë siç është i planifikuar nga qeveria komunale”, ka thënë Berisha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në konferencën për media, platforma televizive “Artmotion” ka njoftuar…