Limaj: Nisma është kthyer në adresë dhe shpresë për qytetarët e vendit

05 korrik 2019 | 23:14

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë të premten në shënimin e pesëvjetorit të themelimit në Lipjan dhe Shtime.

Ai strukturave drejtuese të këtyre degëve i u ka uruar pesëvjetorin, në të njëjtën kohë iu ka shprehur mirënjohje për punën e tyre të palodhshme në funksion të zgjerimit të frymës socialdemokrate.

“Njerëzit anëkend vendit po i bashkohen subjektit tonë, pasi Nisma është kthyer në adresë dhe shpresë për qytetarët e vendit. Me Nismën Socialdemokrate nuk humb askush, por fiton Lipjani, Shtimja dhe Kosova”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ku 200 anëtarë të rinj iu bashkuan të premten këtij subjekti politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për…