Koloneli i KFOR-it Vincenzo Grasso shpallet ‘Qytetar Nderi i Junikut’

05 korrik 2019 | 23:24

Me propozim të kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, bazuar në përgjegjësitë e përcaktuara me ligj, statut dhe rregullore, Kuvendi Komunal ka shpallit “Qytetar Nderi të Junikut”  ish-komandantin e zonës perëndimore, kolonel Vincenzo Grasso, tani zëdhënës i KFOR-it, misionit paqëruajtës në Kosovë.

Ky çmim është ndarë me motivacionin: Për kontributin e jashtëzakonshëm në ofrimin e sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës, krijimin e një ambienti paqēsor, të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallime etnike, bazuar në parimet e proklamuara me Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe vlerat perëndimore dhe për përkrahjen e mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Junikut në objektivat qeverisëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arsenalit është në garë për ta nënshkruar me…