Galatasaray interesohet për Falcaon

07 korrik 2019 | 12:31

Radamel Falcao mbetet një sulmues efikas dhe shumë i aftë. Kolumbiani mbylli një sezon të vështirë me Monacon dhe golat e tij ndihmuan ekipin të mos turpërohej me rrëzimin një kategori më poshtë.

33-vjeçarit i përfundon kontrata me klubin nga Principata verën e ardhshme, ndërsa nuk mungon dëshira për të provuar një eksperiencë tjetër. Oferta e fundit e tundon dhe vjen nga Turqia.

Fatih Terim e dëshiron Falcaon te Galatasaray. Kampionët e Turqisë duan të ecin sa më larg në Ligën e Kampionëve dhe besojnë te eksperienca dhe nuhatja për gol e bomberit latin. Negociatat kanë nisur dhe lojtari e sheh me sy të mirë transferimin te Galatasaray. Nëse akordi nuk arrihet, klubi turk do të hidhej në sulm për Stefano Okakën e Udineses.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita ka shpeshtuar zërat për ngritjen e një mocioni për…