Dhjetë nxënës të shkollës ‘Bahri Haxha’, pjesë e ekipit për Hartën Zonale të Vushtrrisë

07 korrik 2019 | 13:24

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se dhjetë nxënësit më të mirë të shkollës së mesme profesionale “Bahri Haxha” drejtimi i arkitekturës kanë filluar praktikën dymujore në kuadër të procesit të mbledhjes së të dhënave të nevojshme për hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Vushtrrisë.

Ai ka treguar se ky proces udhëhiqet nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtjes të Mjedisit, si dhe mbështetet nga Programi për Zhvillim Gjithpërfshirës/Inculsive Developmment Programme/UN-Habitat).

“Ky grup i nxënësve do ti bashkëngjitet grupit të shtatë asistentëve të angazhuar nga kjo drejtori të cilët tashmë janë në përfundim të mbledhjes së të dhënave për zonën urbane (rreth 10 000 mijë objekte dhe 500 rrugë) dhe së shpejti fillojnë me mbledhjen e të dhënave në zonat rurale (mbi 20 000 mijë objekte)”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kryetari Tahiri ka thënë se angazhimi i këtyre nxënësve vjen si rezultat i marrëveshjes në mes të Komunës së Vushtrrisë, respektivisht Drejtorisë së Urbanizmit, Drejtorisë së Arsimit si dhe shkollës së mesme profesionale “Bahri Haxha” në Vushtrri.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është angazhimi institucional dhe sa më i hershëm i të rinjve në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban, me synim vetëdijesimin e gjeneratave të reja mbi rëndësinë e zhvillimit të qyteteve dhe fshatrave në mënyrë të planifikuar dhe strategjike, si dhe duke përdorur qasje të reja dhe gjithëpërfshirëse”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sharon Stone duket se e ka shpërblyer veten me syze…