Shqipëria anulon pjesëmarrjen në samitin e SEECP-së në Bosnje, shkak Kosova

07 korrik 2019 | 15:32

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë me dije se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili është organizuar nga Bosnje e Hercegovina.

Cakaj në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se trajtimi nga organizatorët në drejtim të Kosovës është i papranueshëm.

Sipas tij trajtimi i Kosovës nga organizatorët e këtij samiti është kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet.

“Shqipëria e anulon paraqitjen në Samitin e SEECP në shenjë solidariteti me Kosovën. Tretmani nga organizatorët është i papranueshëm dhe është në kundërshtim që të krijoj një atmosferë besimi, fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit. Nuk ka bashkëpunim pa tretman të barabartë. #TëBashkuarQëndrojmë”, ka shkruar Cakaj.

Një ditën më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se ftesa denigruese e kryetarit aktual të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, e ka bërë të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim.

Si pasojë e kësaj, Thaçi ka refuzuar që të marrë pjesë në samit

Presidenti Thaçi, thënë se Kosova merr pjesë në forume të tilla vetëm kur trajtohet e barabartë me shtetet tjera pjesëmarrëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Lirisë së Prizrenit, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është…