Rirreshtim në Prishtinë për dialogun me Serbinë

07 korrik 2019 | 16:28

Spektri politik në Kosovë, pushtet e opozitë, ka nevojë të ridefinojë qartë pozicionin dhe platformën e vet në kuadër të procesit të ardhshëm të bisedimeve me Serbinë, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë.

Nevoja që spektri politik në Kosovë të rifillojë me procesin, nisur nga konsensusi i brendshëm deri te definimi i përfaqësimit dhe mbikëqyrjes së dialogut, sipas tyre, del edhe si rezultat i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli jokushtetues Ligjin për delegacionin e Kosovës për bisedimet me Serbinë, duke e hedhur poshtë njëkohësisht edhe platformën që atë kohë ishte miratuar në Kuvend.

Naim Rashiti, drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se procesi i dialogut me Serbinë dhe përmbyllja e tij, duhet të jetë kompetencë e Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, duhet të jetë një vetëdijesim më i fortë i Qeverisë për agjendën e bisedimeve me Serbinë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tash ka sjellë një situatë të re dhe sa më shumë humb besimi tash në proces, e bën edhe shumë më të vështirë kërkimin e konsensusit të Qeverisë dhe opozitës në ketë proces”, ka thënë Rashiti.

Ai ka thënë se ekipi negociator, tani i shpërbërë, nuk kishte një mbështetje të dy të tretave të Kuvendit të Kosovës dhe se problemi i dytë me ekipin ishte bashkëkryesimi ndërmjet një zëvendëskryeministri dhe një përfaqësuesi të opozitës dhe kompetencave që kishin ata.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/dialogu-me-serbine-/30041601.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studimet kanë treguar se divorcet janë shumë të rënda psikologjikisht…