Fillon realizimi i projekteve në Livoç të Ulët në vlerë prej 1 milion euro

07 korrik 2019 | 17:08

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar në fshatin Livoç i Ulët për të për parë nga afër punimet në infrastrukturën publike. Haziri ka falënderuar këshillin e fshatit Livoç i Ulët për angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin në prioritetet e fshatit në rrafshin e investimeve.

“Jemi në fshatin Livoc i Ulët për dy arsye të investimeve në infrastrukturën publike. Po përcjellim punimet që janë duke u bërë në rrugën që e lidh Livoçin e Ulët me zonën ekonomike, përkatësisht Cernicën. Me këtë rrugë krijohet lehtësira të mëdha për punë dhe zhvillim të sektorit privat, si ‘Mobileria’, ‘Ask Food’, ‘KonSoni’ dhe disa aktivitete të tjera të ekonomisë lokale dhe gjithashtu edhe fshati Cërrnicë. Arsyeja e dytë është nënshkrimi i konktratës për investime brenda fshatit në një kosto financiare prej 466 mijë euro. Janë të parapara investime në infrastrukturën publike, që kanë të bëjnë me asfaltime, rregullim të rrjetit të ujërave të zeza e intervenimeve brenda gjithë fshatit”, ka thënë Haziri.

Ai ka bërë me dije se janë në pritje të nënshkrimit të kontratës për investimin e rrugës Gjilan – Kllokot, e cila kalon nëpër fshatin Livoç i Ulët.

“Pretendojmë që deri në fund të vitit të ardhshëm të gjitha problemet që kanë të bëjnë me infrastrukturën në këtë fshat të përmbyllen për një periudhë të gjatë, duke krijuar lidhjen e fuqishme dhe integrimin e qëndrueshëm si një lagje e qytetit të Gjilanit me gjithë infrastrukturën përcjellëse”, është shprehur Haziri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një anije gjermane e shpëtimit është ndaluar që të hyjë…