El Shaarawy transferohet në Kinë

08 korrik 2019 | 11:42

Sulmuesi i Italisw, Stephan El Shaarawy e ka braktisur Romën për t’iu bashkuar klubit kinez Shanghai Shenhua për 18 milionë euro.

Roma, në anën tjetër, njoftoi se klubi kinez ia ka paguar 16 milionë euro për anësorin italian dhe se dy milionë të tjera do t’ia paguajë si bonuse.

26-vjeçari i kaloi tri sezone e gjysmë në kryeqytetin italian, duke i shënuar 40 gola dhe 26 asistime në 139 paraqitje. El Shaarawy ka luajtur edhe për Genoan, Padovan dhe Monacon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka ftuar qytetarët…