Volodymyr Zelensky kërkon bisedime me homologun rus, Vladimir Putin

08 korrik 2019 | 15:49

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi sot një takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin për të zhvilluar bisedime paqeje mes dy vendeve.

“A kemi nevojë të flasim? Le të flasim!”, tha Zelensky në një postim video në YouTube, drejtuar sot Putinit.

Zelensky kërkon që në këto bisedime të jenë edhe liderët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Bjellorusisë.

“Moska nuk e ka ende përgjigjen ndaj propozimit të Kievit për një takim në Minsk mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës dhe me pjesëmarrjen e liderëve gjerman, francez, amerikan dhe britanik, por do ta studiojë atë”, deklaroi sot Dmitri Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Putin.

“Tragjedia në lindje të Ukrainës vazhdon me pasoja shkatërrimtare njerëzore për banorët e zënë në kurth nga lufta e rusëve”, tha shefi i Këshillit Europian, Donald Tusk gjatë fundjavës, në një vizitë me Zelensky në rajonin e Lugansk.

Që nga nisja e konfliktit me Rusinë, në rajonin e Luganskut kanë gjetur vdekjen rreth 13 000 persona. Rusia nga ana e saj ka mohuar përfshirjen direkte në këto vrasje.\shqiptarja.com\

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani e ka…