Sokol Haliti rizgjedhet kryetar i LDK-së në Viti

09 korrik 2019 | 18:08

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është rizgjedhur në krye të Degës së Lidhjes Demokratike e Kosovës në këtë komunë.

LDK-ja nëpërmjet një njoftimi për medie ka bërë me dije se gjatë procesit zgjedhor në Viti ka pasur interesim të madh të qytetarëve dhe të anëtarësisë se kësaj partie.

“Sot, delegatët e Kuvendit zgjedhor të Degës së LDK-së në Viti edhe një mandat kanë rizgjedhur kryetar Sokol Halitin. Gjatë procesit ka pasur interesim të madh të qytetarëve dhe anëtarësisë”, është thënë në njoftim e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 13 korrik (e shtunë) në Kompleksin Memorial në Gllogjan,…