Erdogan kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë

09 korrik 2019 | 23:22

Nga shumë ekspertë dhe liderë të shteteve të Bashkimit Evropian, Turqia e Rexhep Taip Erdoganit konsiderohet si përfituesja më e madhe në rast se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk i hapen negociatat as në muajin tetor.

Por, në fjalimin e mbajtur në Sarajevë gjatë Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Erdogan paralajmëroi se paqja dhe stabiliteti në Ballkan do të dëmtohen nëse BE-ja nuk mban zotimet e saj për Tiranën dhe Shkupin.“Vendimet që Bashkimi Evropian do të marrë lidhur me negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndikojnë në të ardhmen e të gjithë rajonit. Nëse BE i zhvillon këto procese në kundërshtim me zotimet e saj, kjo do të dëmtonte jo vetëm paqen dhe stabilitetin e rajonit, por edhe kredibilitetin e saj”, ka deklaruar ai, shkruan “TCh”.

Erdogan shprehu besimin se “liderët europianë do të veprojnë në një mënyrë vizionare dhe do t’i dalin zot idealit të Ballkanit për integrim në Evropë”, shkruan Top Channel.Presidenti turk tha gjithashtu se “rrymat diskriminuese dhe përjashtuese që janë rritur në tërë kontinentin, nuk rrezikojnë vetëm paqen e brendshme të Europës, por edhe ardhmërinë e saj”.Këshilli Europian do të marrë vendim për dy shtetet ballkanike për hapjen ose jo të negociatave në muajin tetor, ndërkohë që Franca dhe Holanda vijojnë të mbajnë qëndrim kundërshtues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i politikës së jashtme, Lulzim Peci, ka thënë se…