![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/07/e-jashtëzakonshme-8.jpg)
Gjyshes i kthehet portofoli i vjedhur 75 vjet më parë
12 korrik 2019
| 11:04
Kur ta vjedhin portofolin, ndoshta nuk pret të marrësh përsëri mbrapsht, sidomos pas 75 vjetësh.
Betty Sissom mori dhuratën e jetës javën e kaluar pasi kuleta e saj që i humbi rreth viteve 1940 u kthye tek ajo.
Kuleta e 89-vjeçares u zbulua në një mur të banjës së shkollës së mesme, së bashku me disa kuleta të tjera. Ajo u gjet gjatë punimeve për kthimin e shkollës së mesme Centralia në një kishë.