Kosova, më pak grurë (Video)

14 korrik 2019 | 16:02

Interesimi i bujqve nga Kosova për të mbjellë grurë ka rënë. Si pasojë sipërfaqet e mbjella me grurë janë përgjysmuar gjatë gjashtë vjetëve të fundit.

Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar janë mbjellë vetëm 50 mijë hektarë tokë me farë gruri, për dallim nga viti 2012, gjatë së cilit ishin mbjellë 102 hektarë.

Si pasojë sasia e grurit pritet të mos i përmbush kërkesat e popullsisë, përkundër se rendimenti është i lartë. “Këtë vit rendimenti i grurit është 350 për qind ma i mirë se sa në vitin e kaluar. Vitin e kaluar kemi marrë rendimet 1500 kilogramë dhe nuk ka qenë kualitet, kurse këtë vit presim t’i marrim 6 tonë”, ka treguar bujk Shukri Sallahu nga komuna e Ferizajt, transmeton “Tch”.

Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë ta subvencionojë grurin me vlerën e njëjtë prej 150 euro për hektar, që në total i bie 6.6 milionë euro. Por problemi i vetëm për bujqit nuk mbetet vlera e subvencionimit.

Ata thonë se rreziku më i madh është nga importi, pasi çdo vit nga vendet e rajonit vjen sasi e madhe e grurit çmimi i të cilit është nën vlerën e tregut.

“Prej importit rrezikohemi shumë, pasi prej tij mund të vijë grurë prej lloj-lloj klase, mundet me ardhë grurë më i dobët dhe çmimi do të jetë më i lirë. Pastaj tregu tek ne bazohet prej çmimit të importit pa folur për realitetin e klasës së grurit. Importi gjithherë na dëmton”, është shprehur Shukri Sallahu.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se Serbia ka qenë eksportuesi më i madh i grurit në Kosovë, deri në vendosjen e masës mbrojtëse 100 për qind, për t’u zëvendësuar me grurin që vjen nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Hungaria, Kroacia e Bullgaria.

Në Prizren, Suharekë dhe Rahovec fushata e korrje-shirjeve tashmë ka filluar.

Mbi 1 400 autokombajna do të jenë aktive gjatë fushatës së korrje-shirjeve.

Në gjithë territorin e Kosovës sivjet me kulturën e grurit janë të mbjellë 50 mijë hektarë, ndërsa Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) i mbështet kultivuesit e grurit dhe farës së grurit përmes pagesave direkte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave dhe kryetari i Degës së PDK-së në…