Ndërhyrjet politike në Këshillin e Cilësisë mund të sjellin pasoja ndërkombëtare

17 korrik 2019 | 08:31

Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci, e ka ftuar qeverinë të tërhiqet nga tentimet për të ndikuar në vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka bërë me dije se ndërhyrjet e tilla politike mund të sjellin pasoja në rrafshin ndërkombëtar për Kosovën.

Sipas Pupovcit, kjo mund çojë në përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit nga Rrjeti Evropian i Agjencive për Sigurimin e Cilësisë (ENQA).

Profesori universitar ka vlerësuar se kryeministri dhe ministrat duhet të tërhiqen nga këto veprime sepse, sipas tij, Kosovës nuk i duhet izolimi i arsimit të lartë nga Evropa.

Pupovci ka treguar se vendimin e KShC-së mund ta ankimojnë universitetet dhe jo qeveria.

Ai ka theksuar se të rinjtë humbin shumë më tepër nëse studiojnë në një institucion i cili nuk i përmbush standardet e cilësisë sesa nëse orientohen për të studiuar në një institucion tjetër.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i…