Meta ‘thumbon’ Ramën për 13 tetorin

18 korrik 2019 | 11:52

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nga qyteti i Durrësit ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me zgjedhjet e 13 tetorit, duke thënë se është i gatshëm që të ndryshojë datën, por jo përpara 17-18 tetorit, ku dhe do të jepet vendimi për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në Bashkim Evropian (BE).

“Kryeministri që e percepton si datë tersi 13 tetorin dhe dua ta siguroj atë dhe gjithë se e vetmja datë që mund ta ndikoj dhe që është shumë e rëndësishme për shqiptarët është 17-18 tetori, kur udhëheqësit e BE do të vendosin për po ose jo për Shqipërinë. Të gjithë e kemi të qartë se me mik shumë të fortë, vendimi për negociatat u shty për në vjeshtë. Është e domosdoshme që të jemi të përgjegjshëm përpara shqiptarëve, të paktën unë si President, por edhe zoti Rama si kryetari i qeverisë dhe mazhorancës aktuale, Basha si kryetar i opozitës se nëse përpara kësaj date nuk arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse ose për të gjetur një formulë për zgjidhjen e krizës, provimi i vjeshtës është i pakalueshëm”, ka thënë Meta. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka tashmë një kohë që Telekomi i Kosovës po përballet…