RAMUSH HARADINAJ JEP DORËHEQJE
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje.
Shkak është sepse ai është ftuar për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale.
Dorëheqjen e ka ofruar në mbledhjen e Qeverisë dhe në një konferencë për medie.
“Sapo informova Qeverinë, pastaj do t’i informojë edhe institucionet tjera dhe partnerët politikë. Kam dhënë dorëheqje të parevokueshme prej funksionit të kryetarit të Qeverisë. Nga ky moment jemi në dorëheqje si Qeveri, arsyeja është se jam ftuar të intervistohem si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme, pra Gjykata Speciale. Javën tjetër do të kem paraqitje. Dhe kam vlerësuar se nuk mund të paraqitëm si kryetar i Qeverisë”, ka thënë Haradinaj.
Kjo është hera e dytë që Haradinaj jep dorëheqje nga posti i kryeministrit për t’ju përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare.
/Epoka e re/