Berisha për dorëheqjen e Haradinajt: Një akt shtetar dinjitoz!

19 korrik 2019 | 20:10

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur akt dinjitoz dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pas ftesës nga Gjykata Speciale.

“Një akt shtetar dinjitoz! Miq, sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen pasi thirret për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale e Hagës. Duke shprehur vlerësimin tim për aktin e tij prej shtetari të vërtet shtoj këtu se kjo është hera e dytë që z. Ramush Haradinaj jep në mënyrë dinjitoze dorëheqjen si kryeministër i Kosovës dhe hera e tretë që ai paraqitet para Gjykatës së Hagës në përgjigje të thirrjes së drejtësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ferat…