Pas dorëheqjes së Haradinajt, Ahmeti paralajmëron zgjedhje brenda dy muajve

19 korrik 2019 | 20:23

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit ka qenë e befasishme për të dhe subjektin e tij politik.

Ai ka thënë se dje ka pasur një takim me Ramush Haradinaj dhe nuk ka parë ndonjë indikacion te ky i fundit se do të jap dorëheqje.

Ahmeti ka thënë se PSD-ja është e përgatitur për zgjedhje të reja dhe se Kryesia e kësaj partie do të takohet disa herë gjatë vikendit për të diskutuar për situatën e krijuar.

“Kushtetuta i ka dispozitat e veta. Nëse një kryeministër jep dorëheqje, presidenti duhet te filloj konsultimet me partitë politike dhe të kërkojë nga koalicioni fitues nëse ka ndonjë alternativë tjetër për të mbajtur qeverinë. E them këtë për të diskutuar afatet…Kjo i bjen që maksimumi dy muaj nga dita e sotme nëse nuk ka gatishmëri për ndonjë qeveri të re shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ai për “TV Dukagjinin”.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë gatishmëri për të vazhduar qeveria pasi LDK-ja moti është deklaruar për zgjedhje dhe sipas tij edhe raportet Nisma -PDK nuk janë të mira për t’u vazhduar ky koalicion.

Kryetari i PSD-së ka thënë se do të mbaj diskutime me subjektet tjera politike për ndonjë koalicion të mundshëm. Ai ka thënë se takime ka pasur me LDK-në dhe Nismën e Fatmir Limajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se ftesa…