Guarin përgatit rikthimin në Itali

20 korrik 2019 | 09:27

Fredy Guarin la Interin në janarin e vitit 2016 dhe u transferua në kampionatin kinez.

Mesfushori kolumbian ka ndërprerë pas 3.5 vitesh bashkëpunimin me Shanghai Shenhua dhe tani është një lojtar i lirë. 100 ndeshje dhe 28 gola janë shifrat kineze të 33-vjeçarit, i cili pritet të rikthehet në Serie A.

Guarini ka qenë pjesë e Interit për katër sezone, ndërsa tani mund të transferohet tek ekipi i Genoas.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur bashkëpunimin e Ramush Haradinajt…