![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/07/F2B1D44E-3062-4A04-98B5-BF30810DEDF3.jpeg)
Ardian Gjini: AAK-ja, gati për zgjedhje
20 korrik 2019
| 21:58
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka thënë se ky subjekt politik është gati për zgjedhje të reja, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Gjini ka thënë se AAK-ja në Gjakovë është mobilizuar për ta rikthyer Haradinajn në postin e kryeministrit.
“Përtej sfidave dhe vështirësive Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë është mobilizuar, duke e ftuar sovranin që t’ia rikthejë të drejtën e mohuar për të punuar në të mirë të Republikës së Kosovës me kryeministrin tonë! AAK #GatiPërZgjedhje!”, ka shkruar Gjini në llogarinë e vet në “Facebook”.